Biden thotë se mban shpresë për lirimin e mbi 200 pengjeve në Gaza

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se mban një shpresë që do të ketë një marrëveshje për të liruar mbi 200 njerëz që po mbahen peng në Gaza.

Në një konferencë në Kaliforni ai ka thënë se nuk dëshiron që të flasë para kohe, por që Amerika ka parë “bashkëpunim të madh” nga Katari, që ka qenë duke prirë në negociatat e zhvilluara midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton KlanKosova.tv.

Duke folur për operacionin e fundit nga Izraeli në spitalin më të madh në Gaza, Al-Shifa, presidenti amerikan, ka thënë se Hamasi ka kryer krime lufte, duke pasur bazë për atë.

Të ngjashme