Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është konfirmuar fitues në shtetin e Georgias, edhe pas rinumërimit të votave.
Demokrati është i pari që fiton në këtë shtet që nga Bill Clintoni më 1996. Me 16 votat elektorale të konfirmuara nga ky shtet, Bideni arrin në rezultatin e votave të përgjithshme elektorale 306-232 kundër presidentit Donald Trump.
Në rinumërim, Trumpi është afruar për 1400 vota, por mbetet humbës. Sekretari i shtetit, Brad Raffensperger, ka thënë se ndryshimi i rezultatit kishte të bënte me gabim njerëzor dhe se s’ka dëshmi për ndonjë mashtrim të qëllimshëm.
Trumpi ka refuzuar të pranojë humbjen duke vënë në pikëpyetje vazhdimisht rezultatet.