Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar tre zyrtarë të lartë të Inspektoratit Policor të Kosovës pas më shumë se katër vjetësh, prej kur Prokuroria e Shtetit pati nisur hetimet ndaj tyre pasi kishin zënë kolegun e tyre në një motel, shkruan sot Koha Ditore.
Qëndrimi më shumë se një orë në motelin në Ferizaj për zyrtarin e Inspektoratit të Policisë pati rezultuar me aktakuzë për tre zyrtarët e po këtij institucioni.
Në grupin e zyrtarëve të akuzuar nuk bën pjesë hetuesi, i cili në korrik të vitit 2013 gjatë orarit të punës i shoqëruar me një vajzë kishin vizituar një motel. Aktakuza ishte vetëm për tre zyrtarët që kishin punuar në zbulimin e rastit.