Një 25-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
I lënduari me inicialet J.K. pësoi në sheshin “Edi Durham” të kryeqytetit.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe gjak. I lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK)
Incidentin për Ekonomia Online e konfirmoi, Latif Zeka, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.
Ai tha se ka pasur rrezik që të bien edhe pjesë të tjera të kësaj fasade, prandaj Brigada e Zjarrfikësve ka ndërhyrë.
“Kemi marrë lajmin prej policisë se ka ndodhë një lëndim i një qytetari. Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes. Është eliminu kjo fasadë, por të sigurt nuk janë. Kjo ka ende mundësi të bjerë”.
“Të lënduarin e kanë dërgu në emergjencë dhe nuk e di gjendjen e tij. Sigurisht ka qenë kalimtar i rastit, po policia i ka më shumë të dhënat për të”, tha Zeka.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.