Fasada e objektit ku janë të vendosura zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rënë pjesërisht, raporton Ekonomia Online. Kjo ka bërë që njësitet emergjente të dalin në vendin e ngjarjes dhe të vendosin shiritet rrethuese. Aktualisht, perimetri i objektit është rrethuar, teksa në trotuar gjenden mbetjet e fasadës […]
Bie fasada nga objekti i OVL UÇK-së në Prishtinë

Fasada e objektit ku janë të vendosura zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rënë pjesërisht, raporton Ekonomia Online.
Kjo ka bërë që njësitet emergjente të dalin në vendin e ngjarjes dhe të vendosin shiritet rrethuese.
Aktualisht, perimetri i objektit është rrethuar, teksa në trotuar gjenden mbetjet e fasadës së shkëputur nga ndërtimi.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.














