Sektori i prodhimit në Kinë i zgjerua me një hap më të ngadaltë gjatë muajit qershor, thuhet në të dhënat më të fundit që vijnë nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Indeksi PMI i sektorit të prodhimit u regjistrua kështu në 51.5 pikë gjatë muajit, në rënie me 0.4 pikë përqindje në terma mujorë, sipas të dhënave të Byrosë kineze të Statistikave, përcjell Telegrafi.
Niveli i 50 pikëve ndan rritjen nga kontraktimi. Ekspertët shprehen se është pikërisht kjo e rëndësishme, që leximi të qëndrojë mbi nivelin e 51 pikëve, pasi tregon se bazat e ekonomisë kineze vijojnë të jenë të shëndetshme.
Gjatë muajit qershor, sektori i inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka njohur një periudhë të kënaqshme.
Rënie të ndjeshme ndërkohë ka pësuar prodhimi i energjisë. Të dhënat e import-eksportit flasin gjithashtu për shenja ngadalësimi gjatë Qershorit me nën-indeksin e porosive të reja që ka rënë poshtë nivelit të 50 pikëve.
Por, për porositë e brendshme, ky nën-indikator është regjistruar në rritje të ndjeshme.