Festat e fundvitit po afrohen, e siç ndodh për çdo vit, mjetet piro-teknike nuk mungojnë në Kosovë.
Por, kosovarët duket se nuk po shpenzojnë edhe aq shumë për fishekzjarrë. Këtë e tregon edhe statistikat nga Dogana e Kosovës. Derisa vitin e kaluar gjithsej 52 349 kg fishekzjarrë ishin importuar në Kosovë. Mirëpo, këtë vit që nga 1 janari deri me 6 dhjetor, sasia e fishekzjarrëve është vetëm 9 277 kg. Kjo sasi mund të rritet gjatë këtyre ditëve të mbetura të dhjetorit, pas shitjet më të mëdha bëhen për festat e Vitit të Ri.
Siç shihet në tabelën e dërguar nga Dogana e Kosovës, përveç fishekzjarrëve, mjetet e tjera të tilla janë 734 kg që në total gjithsej bëjnë 10 011 kg. Kjo sasi ka vlerën mbi 22 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Vitin e kaluar gjithsej numri i mjeteve piroteknike të importuara ka qenë 74 168 kg, ndërsa vlera e tyre ka kushtuar 116 417 euro.
Kujtojmë që përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar gjatë gjithë vitit për të cilin duhet marrë leje paraprake (neni.33 pika 7 ligji për përdorim civil i eksplozivëve), ndërsa nga data 26 dhjetor deri me datë 2 janar qytetarët nuk ka nevoje të aplikojnë marrjen e lejes për përdorim të mjeteve piroteknike.