Bie në bunar, humb jetën një femër në Malishevë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 10:15 | Nga Ekonomia Online
Dje në fshatin Kervasari të Malishevës një femër është raportuar e vdekur.

Siç njofton Policia, viktima në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka nxjerrë trupin e pajetë të viktimës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

Të ngjashme