Bie nga dritarja e katit të dytë një fëmijë në Lipjan

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Lipjan.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga  dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.

Të ngjashme