Një punëtor ka vdekur para 15 minutave, pasi kishte rënë nga ndërtesa në të cilën punonte në Prishtinë.
Për Ekonomia Online, këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tregon se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore me inicialet N.E, të moshës 38-vjeqare, sipas Ahmetit personi në fjalë dyshohet se rënë nga shkallë nga një lartësi 4-5 metra.
Ekipi menjëherë pas ndodhive është dërguar në QKUK, e aty është konstatuar vdekja e tij.
Njfotimi i plotë:
“Sot ne Stacionin policor ne Fushe Kosove, eshte iniciuar nje rast , Vdekje e dyshimte. Rasti ka ndodhur ne fshatin Sllatine, saktesisht brenda nje objekti ku viktima ishte duke punuar. Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth ores 11:30 , gjate kohes kur ishte duke punuar, dyshohet te kete rene nga shkallet, nga nje lartesi 4-5 m dhe kishte pesuar lendime te renda trupore. I njejti menjehere eshte percjelle ne QKUK, ku nga ekipi mjekesor eshte konstatuar vdekja e tij. Me urdher te prokurorit trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore, ndekohe qe me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera perkatese”.