Një veturë, teksa po udhëtonte në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan ka dalur nga rruga, për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, dhe ka rënë në liqenin e Badocvit.
Vozitësi i veturës një 26 vjeçar, ka arritur të dal nga automjeti dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky vet aksident trafiku.