Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Situata epidemiologjike me virusin COVID-19 në Kosovë po shkon duke u përmirësuar.

Tash e disa javë në Kosovë numri i të shëruarve është më i lartë sesa i të infektuarve, shkruan lajmi.net.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 109 pozitive me koronavirus nga gjithsej 744 mostra të testuara.

Brenda kësaj periudhe janë regjistruar edhe 8 raste të vdekjeve me virusin COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme