Bie popullariteti i Macron

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 20:15 | Nga

Nëse në vendet e tjera të Europës konsiderohet një fenomen i vërtetë politik, në atdheun e tij popullariteti i Presidentit francez ka humbur 10 pikë përqindje në vetëm një muaj.

Sipas një sondazhi të “Ifop”, e të publikuar nga “Le Journal du Dimanche”, mbështetja për Emanuel Macron ra nga 64 në 54 për qind.

Kjo është paraqitja e dytë më e dobët në historinë e presidentëve francezë. Më keq se ai, sipas së përjavshmes, ka qenë vetëm Jacques Chirac në vitin 1995.

Në tre muaj Macron ka humbur 8 për qind. 62 për qind e francezëve ishin entuziastë për të në fillim të mandatit, duke u rritur në 64 për qind muajin në vijim.

Barometri i realizuar nga “Ifop” për “Le Journal du Dimanche” analizon popullaritetin e çdo presidenti nga 1958.

Sigurisht që Macron nuk është i vetmi lider francez që ka përjetuar një rënie të mbështetjes në muajt e parë të mandatit. Në 1966, Charles de Gaulle ra me 5 pikë përqindje në 3 muaj, ndërsa Francois Mitterrand përjetoi një rënie të popullaritetit pas zgjedhjes së parë në 1981-shin, nga 54 në 47 për qind.

Edhe përkrahja për paraardhësin e Macron, Francois Hollande rrëshqiti nga 61 në 56 për qind në tre muaj. Por i vetmi ngushëllim i vërtetë për Macron mbetet Jacques CHirac, i cili pa rënien më të madh të mbështetjes në historinë franceze; pas 3 muajsh në detyrë, mbështetja për të ra nga 59 në 39 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme