Bie presidenti i Sudanit pas 30 vjetësh, ushtria merr kontrollin

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Pas gati 30 vjetësh në pushtet, presidenti i Sudanit Omar al-Bashir, është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar, ka bërë të ditur gjenerali dhe Ministri i Mbrojtes në këtë vend, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Ahmed Awad Ibn Auf gjithashtu tha se Omar al-Bashir është arrestuar dhe është dërguar në një vend të sigurt, ndërsa kontrollin e vendin e ka marrë një këshill i përkohshëm ushtarak.

Ai deklaroi gjendje të jashtëzakonshme tre mujore dhe tha se këshilli ushtarak do të qeverisë për dy vjet.

Ai tha se hapësira ajrore është e mbyllur për 24 orë.

Dhjetëra mijëra sudanezë marshuan të hënën herët në qendrën e kryeqytetit Khartoumi duke vallëzuar dhe kënduar me slogane anti-Bashir.

Protestuesit jashtë ministrisë së mbrojtjes thërrisnin “Ka rënë, kemi fituar”.

Protestat, të cilat shpërthyen në dhjetor, u shndërruan në sfidën më të madhe për tre dekadat e sundimit të Bashirit.

Të ngjashme