Bie prodhimi i veturave për 18.2% në Britani, 57.1% rrisin eksportin në Japoni

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Numri i veturave të prodhuara në Britaninë e Madhe ka rënë për 18.2 për qind gjatë muajit tetor për shkak të pandemisë që ka kapluar të gjithë botën.

24,490 vetura janë prodhuar më pak gjatë muajit të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019-ën, transmeton KOHA.

Në total 110,179 vetura të reja janë prodhuar gjatë muajit të kaluar në fabrikat britanike, ndërsa numri i veturave për eksport në Evropë ka rënë për 25.7% ndërsa për Amerikë ka rënë për 26%.

Veturat e prodhuara në Britani për Japoni janë rritur për 57.1% e për Kinë me 9.7%.

Edhe veturat e prodhuara për Britani kanë rënë për 13.6%, vetëm 18,628 vetura janë prodhuar për tregun e brendshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme