Bie vetura në humnerë, vdes i riu në bjeshkët e Istogut

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur të dielën në bjeshkët e Istogut.

Policia bën me dije se tre të rinjtë kanë qenë duke shkuar në bjeshkët e Istogut, dhe ne hyrje të vendit të quajtur Polanë për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre që ishin duke qarkulluar kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësite nga Stacioni Policor Istog, menjëherë posa është pranuar lajmi kanë dalë ne vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Trafikut Rajonal, Njësitet tjera relevante, zjarrfikësit dhe ndihma e parë, me ç’rast kanë bërë përpjekje për ti tërhequr viktimat e aksidentuara nga humnera.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes.

Dy të lënduarit : E.M., 24 vjeçar, vozitësi i mjetit, dhe F.S. 21 vjeçar, pasagjer, janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në morgun e Spitalit rajonal në Pejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme