Leeds Unitedi beson se trajneri Marcelo Bielsa shumë shpejtë do të vazhdojë kontratën me klubin nga Yorkshire, ka thënë shefi ekzekutiv i klubit, Angus Kinnear.
Bielsa asnjëherë nuk e ka menaxhuar një klub më tepër se dy vjet, por Kinnear thotë se 64 vjeçari është i gatshëm që të vazhdojë kontratën pas kthimit të klubit në Premier Ligë, transmeton KOHA.
“Vetëm më duhet të gjejë në dritare të përshtatshme për ta vendosur letrën para tij që ai ta nënshkruajë. E di që fansat janë nervozë, e edhe mua më bën paksa nervoz, por nuk mendoj se ka arsye për të qenë nervoz”, ka thënë Kinnear për Sky Sports.
Ai tutje ka shtuar se Bielsa është më tepër i fokusuar në përgatitjen e ekipit për ndeshjet e Premier Ligës se sa për nënshkrimin e kontratës.
Rikthimin në Premier Ligë, Leedsi, e nis ndaj kampionit në fuqi, Liverpoolit.