Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet botërore. Treguesit për naftën e papërpunuar europiane, brent, ranë me 28 cent dhe u tregtuan me 61.93 dollarë amerikanë për fuçi.
Kontratat e së ardhmes u rritën me 23 cent dhe u tregtuan me 61.77 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit për naftën e papërpunuar amerikane, ranë me 9 cent dhe u tregtuan me 54.14 dollarë amerikanë për fuçi.
Kontratat e së ardhmes u tregtuan me 54.23 dollarë amerikanë për fuçi.