Bilanci i Energjisë në Kosovë TM2 2016

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 14:51 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM2 2016. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 (TM2 2016), vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2. 007 milionë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,657.8 GWh, dhe në hidrocentrale është 86.9 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016, Kosova ka importuar 24.9 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM2 2016) Kosova ka eksportuar 492.3 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 822.7 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.7%.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme