Në Francë me thirrjen e sindikatave të punës u shënua 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Nga incidentet 6 policë u lënduan, kurse njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh i demonstruesve ishin mbledhur në sheshin “Republique” të Parisit të cilët vazhduan drejt sheshit “Bastille”. Me këtë rast, 150 persona të masuar sulmuan policinë me koktej molotovi, shkopinj dhe gurë, kurse policia u mundua t’i shpërndajë demonstruesit me gaz-lotsjellës.