Biletat e avionëve kanë pësuar një ulje drastike të çmimeve, ulje që ka arritur në nivele historike, aq sa ka habitur edhe udhëtarët që zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi.
Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, ka bërë një analizë të thellë për këto luhatje, ndërsa në aeroportin e Rinasit, duket se ora ka ngelur në vend, pasi biletat e momentin nuk kanë të krahasuar me ato që shiten në BE e më gjerë. “Me 300 euro mund të udhëtohet vajte-ardhje në Azi.
Brexit dhe terrorizmi kanë trembur pasagjerët, ndërsa mes shoqërive ajrore ka nisur ‘lufta’. Deri ku mund të ulet çmimi i një bilete fluturimi? Në gusht, mund të gjesh pa frikë bileta fluturimesh për udhëtime mes kryeqyteteve të Bashkimit Evropian me 3.8 euro vajte/ardhje, përfshirë dhe taksat. Në shtator-tetor për disa fluturime me destinacion Lindjen e Mesme biletat mund të premtohen me një çmim që shkon deri në 340 euro, përfshirë të gjitha taksat.
Me 160 euro mund të udhëtoni nga Milano në San Francisko për disa ditë mes shtatorit dhe nëntorit. Sipas “Hopper”, kompani e cila studion ecurinë e çmimeve, në datë 16 korrik fluturimi SHBA-Evropë preku vlerën më të ulët të mundshme në tre vitet e fundit, 560 euro”, shkruan gazeta italiane, ndërkohë që jep edhe tendencën e parashikimet për këtë treg.
“Rënia e çmimeve ishte e parashikuar. Rritja e fortë e numrit të pasagjerëve, kryesisht nga Azia, ka bërë që shoqëritë ajrore të vënë në dispozicion më shumë vende të lira.
Për këtë mjafton që të analizohen parashikimet e shoqatës ndërkombëtare të aviacionit civil, e cila përfaqëson rreth 80 për qind të shoqërive ajrore.
Në vitin 2016, mesatarja botërore e çmimit të një bilete vajtje-ardhje do të zbresë në kuotën 366 dollari (333 euro), 106 dollarë më pak se në vitin 2014 dhe rreth 62 për qind më pak se në vitin 1995”. Paralelisht numri i pasagjerëve do të rritet nga 3.6 në 3.8 miliardë në vit”.
Analistët thonë se çmimet do të vazhdojnë të bien deri në dhjetor, por, më pas shoqëritë që do të duan të transportojnë më shumë pasagjerë, duke paguar më shumë do të nxjerrin në pah planet “mbrojtëse”.
Shqipëri
Bileta me 4 euro; Vera e “çmendur” ajrore në Europë, vetëm në Shqipëri çmimet fluturojnë 300 euro
Ndryshe nga tendenca europiane, në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Nga Shqipëria drejt Evropës, biletat janë minimalisht 50 për qind më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë.
Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani low cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta. Sidomos në Maqedoni, biletat janë të lira për disa arsye.
Në të ka operatorë loë cost e shteti subvencionon kompanitë; dhe taksat aeroportuale janë më të lira se në Shqipëri. Nga Shkupi, për shembull mund të gjesh biletë vajtje-ardhje edhe më pak se 100 euro për disa destinacione(65 euro në Milano e Bruksel, Berlin 70 euro, apo 85 euro në Paris e Venecia) , ndërsa në Shqipëri tarifa minimale për një biletë tashmë është mbi 150 euro nga operatorët low cost dhe mbi 250 euro nga operatorët e tjerë që ofrojnë pjesën më të madhe të destinacioneve, raporton Shekulli.
Për në Gjermani e shtetet e tjera të BE-së çmimet janë rreth 300 euro, apo më shtrenjtë. Nga Shkupi për në Milano gjen bileta vajtje-ardhje me 65 euro, nga Tirana minimumi është 170-270 euro. Londra është e arritshme me 170-180 euro nga Shkupi dhe Tivari, nga Tirana mbi 400-500 euro.