Binjakët e Beyonces kanë probleme shëndetësore

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 17:55 | Nga

Ditën e djeshme u konfirmua lajmi se binjakët e Jay Z dhe Beyonce kishin ardhur në jetë, por nuk u dha asnjë detaj tjetër.

Pavarësisht faktit se çiftit i ishte thënë vetëm se do t’i mbanin në spital për disa gjëra të papërfillshme dhe procedura normale, ata nuk janë larguar nga spitali që prej 8 ditësh duke pritur për një përmirësim të binjakëve.

Por sipas familjarëve , të cilët janë rrëfyer për TMZ, foshnjat kanë lindur para kohe dhe po trajtohen për verdhëz.

Verdhëza është mjaft e zakonshme tek të sapolindurit, sidomos në lindjet e parakohshme dhe shpeshherë binjakët janë më të ndjeshëm pasi ato rrallë lindin në kohë.

Kështu të sapolindurit kanë kaluar shumicën e ditëve të tyre të para nën kujdesin e mjekëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme