Të përjetosh moshën 102 vjeçare është një arsye e mirë për të festuar por për binjaket më të vjetra në Britaninë e Madhe, kjo festë ishte edhe më e veçantë pasi shënuan të dyja së bashku ditëlindjen e tyre.
Irene Crump dhe Phyllis Jones, nga Stourport-on-Severn, Worcestershire, thanë se jetëgjatësia e tyre ishte thjeshtë fat.
Binjakët kanë lindur më 20 nëntor 1916.
Familja e tyre pretendon se janë binjaket më të vjetëra në Britani të Madhe.
Crump, duke folur për BBC Hereford dhe Worcester, tha se “nëna na mori në prehër kur ishim gjashtë deri në tetë muaj dhe morëm çmimin e parë në shfaqjen e foshnjave”.