Birmania dënon me 11 vite burgim gazetarin amerikan, Danny Fenster

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Gazetari amerikan, Danny Fenster, është dënuar me 11 vite burgim në një burg të Birmanisë, pasi është shpallur fajtor për një varg akuzash, të cilat qeveria amerikane më parë i ka cilësuar thellësisht të padrejta.

Ushtria e Birmanisë i ka shtypur mediet që nga marrja e pushtetit përmes puçit në shkurt, duke arrestuar dhjetëra gazetarë me qëndrime kritike ndaj shtypjes së pakënaqësisë nga qeveria ushtarake, që ka lënë të vdekur mbi 1.200 njerëz, sipas një grupi vëzhgues vendës.

Fenster, i cili ka qenë redaktor në revistën në internet, “Frontier Myanmar”, të premten u shpall fajtor për nxitje të shpërndarjes së informatave të rreme ose nxitëse, kontakt me organizata të paligjshme dhe shkelje të rregullave për viza, tha avokati i tij, than Zaë Aung.

Gazetari ende përballet me dy akuza shtesë në një gjykatë tjetër nën dyshimin për shkelje të ligjit kundër terrorizmit dhe të një statuti për tradhti e ndarje, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Fenster u arrestua në maj të këtij viti, kur po nisej për në Detroit të Shteteve të Bashkuara që ta takonte familjen. Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në burgun “Insein” në Yangon.

Akuzat shtesë, të cilat do të shqyrtohen nga një gjykatë tjetër në Yangon, janë të dënueshme maksimalisht me nga 20 vite burgim secila.

Të ngjashme