Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abott, me të cilin ka diskutuar mbi energjinë dhe ekonominë e vendit.
“Fokusi i bisedës ishte i orientuar në drejtim të fushave si #ekonomia dhe #energjia, ku diskutuam politikat e implementuara, të orientuara drejt rritjes ekonomike të vendit dhe hapat e ndërmarrë në sajë të menaxhimit të situatës energjetike në vend”, ka shkruar Bislimi.
Përveç këtyre çështjeve, temë e bisedës ishte edhe situata me pandeminë, rritjen e numrit të infektimeve gjatë javëve të fundit në nivel global dhe menaxhimin që Ministria e Shëndetësisë po e bën në sajë të ecurisë së COVID-19.
“Shpreha konsideratën më të lartë për partneritetin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe interesimin e angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. U ndjeva i nderuar nga falënderimi që më kushtoi z. Abott për mikpritjen dhe shprehjen e gatishmërisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës”.