Bislimi me Mimi Kodhelin e Jorida Tabakun diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Para mbajtjes së tryezës ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku.

Dy kryesueset e komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë shfrytëzuan rastin e këtij takimi për të uruar Kosovën mbi arritjen e liberalizimit të vizave, duke vlerësuar fushatën informuese e vetëdijësuese për qytetarët, që po zhvillohet nga Qeveria.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu kënaqësinë e tij që të mirëpresë kryesueset nga dy komisione kyçe të Kuvendit të Shqipërisë siç janë ai për Punë të Jashtme e për Integrim Evropian.

Palët diskutuan më tej dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e rajon dhe situatën e përgjithshme të sigurisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi znj. Kodheli dhe znj. Tabaku për takimin e bisedën e frytshme.


Të ngjashme