Bislimi ofendon deputeten e PDK-së: I pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ofenduar deputetën e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, duke i thënë se është i pakuptimtë “epshi saj për të marrë vëmendje”, raporton Ekonomia Online.

“Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje”, tha Bislimi teksa reaguan partitë opozitare.

Për këtë gjuhë, vërejtje i dha edhe kryeparlamentari Konjufca.

“I thashë se ofendimet të shkojnë për shtati”, tha ajo, teksa e pyeti se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që ai vetë kishte deklaruar “se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Në këtë pikë Bislimi ka zgjedhur të heshtë, edhe pasi deputetja ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti kur ai dëgjohet të thotë se “ka Asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.

Paraprakisht Bislimi e ka sugjeruar deputeten që ta lexojë të plotë marrëveshjen.

Të ngjashme