Bislimi për rastin e Shtërpcës: U bë e madhe edhe pse dikush u përball me rrugë të bllokuar dhe gjuajti në asfalt

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur në një intervistë për “euronews” për të gjitha zhvillimet politike në vend.

Pa e përmendur s’ka kaluar rasti i plagosjes së dy qytetarëve serbë të Kosovës në Shtërpcë, për të cilin rast i dyshuari u kap shumë shpejtë.

Bislimi ka thënë se për rastin e Shtërpcës u bë një publicitet i madh dhe përveç në Kosovë e Serbi u raportua edhe në media botërore.

Sipas tij kjo tregon se sa të ndjeshme janë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe pritjet që janë ndaj Kosovës për zbatimin e mbrojtjes së pakicave.

Bislimi potencon se Kosovës i janë vendosur standarde të larta meqë një incident i tillë mori vëmendje shumë të madhe. Kur e thotë këtë, zv.kryeministri shton se nuk i kujtohet që të jetë raportuar ndonjëherë në Serbi për Nezir Mehmetajn i cili ka më shumë se dy vjet që mbahet në burg në Serbi dhe është krejtësisht i pafajshëm.

Bislimi për rastin e Shtërpcës: U bë e madhe edhe pse dikush u përball me rrugë të bllokuar dhe gjuajti në asfalt

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur në një intervistë për “euronews” për të gjitha zhvillimet politike në vend. Pa e përmendur s’ka kaluar rasti i plagosjes së dy qytetarëve serbë të Kosovës në Shtërpcë, për të cilin rast i dyshuari u kap shumë shpejtë.

Bislimi ka thënë se për rastin e Shtërpcës u bë një publicitet i madh dhe përveç në Kosovë e Serbi u raportua edhe në media botërore.
Sipas tij kjo tregon se sa të ndjeshme janë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe pritjet që janë ndaj Kosovës për zbatimin e mbrojtjes së pakicave.

Bislimi potencon se Kosovës i janë vendosur standarde të larta meqë një incident i tillë mori vëmendje shumë të madhe. Kur e thotë këtë, zv.kryeministri shton se nuk i kujtohet që të jetë raportuar ndonjëherë në Serbi për Nezir Mehmetajn i cili ka më shumë se dy vjet që mbahet në burg në Serbi dhe është krejtësisht i pafajshëm.

“Të gjithë e dinë këtë. Ai ka qenë i ndaluar për më shumë se dy vjet bazuar në një fotografi të vitit 1999. Serbia pretendon se ai është në atë foto, ndërsa burri nga Kosova tha se nuk është në atë foto”, ka shtuar Bislimi.

Tutje thotë se në Serbi s’është raportuar asnjëherë për 20-30 shqiptarët e Kosovës që mbahen aktualisht në burgun e Nishit, meqë sipas Bislimit “duket se askush nuk pret që Serbia të respektojë të drejtat e pakicave”.

Ndërkohë thotë se pritjet për Kosovën janë shumë të mëdha dhe se ndiqet me shumë vëmendje edhe një incident sikur ai i Shtërpcës ku sipas Bislimit” dikush u përball me një rrugë të bllokuar dhe qëlloi në asfalt”

Ndërkohë kujton se të gjithë e kanë dënuar rastin e plagosjes dhe se të gjithë janë të lumtur për kapjen e të dyshuarit.

“Ne duam që sistemi i drejtësisë të marrë një vendim që i takon”, ka përfunduar Bislimi.

Të ngjashme