Bislimi: Qeveria e Serbisë ka hezituar t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 16:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur rreth mbajtjes së mundshme të zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ai ka thënë se ka pasur propozime për formulime të ndryshme, por se Serbia nuk e ka bërë një kërkesë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, numri dy i Qeverisë ka thënë se Qeveria mbetet e gatshme të asistoje qeverinë e Serbisë në harmoni me praktikat më të mira të OSBE-së por që pa një kërkesë nuk mund ta bëjnë atë.

Ai ka ripërsëritur se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese.

“Konflikti në Ukrainë i ndryshon matematikat por shpresojë të mos jetë në disfavorizor për Kosovën por në favor të integrimit në BE. Ndërsa se ai përket dialogut dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Që nga data kur jam emëruar në Bruksel nuk jam ballafaquar me asnjë që e ka kushtëzuar progresin në dialog. Sa i përket zgjedhjeve të Serbisë ka ende një vendim të qeverisë së Serbisë që zgjedhjet të mbahen në Kosovë dhe nga BE-ja të shihen modalitetet që të mbahen zgjedhjet në Kosovë”.

“Qeveria mbetet e gatshme të asistoje qeverinë e Serbisë në harmoni me praktikat më të mira të OSBE-së. Deri më sot kemi hasur në jo gatishmëri të palës serbe. Qeveria e Serbisë ka hezituar që t’i drejtohet qeveris së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve. Kërkesa i drejtohet institucionit vendimmarrës. Deri më tani jemi në pritje dhe pa një kërkesë të tillë nuk kemi vendimmarrje nga qeveria e Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën zgjedhjet e Serbisë nuk kanë qenë kushtetuese deri tani. Tash jemi me 22 mars dhe qeveria nuk ka mundur të trajtojë një propozim që ka ardhur  nga qeveria e Serbisë”, tha ai.

Bislimi komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha sot se Kosova ka refuzuar propozimin e vendeve të QUINT-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Mendoj që ka pak pasaktësi në konstatim. Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese, por kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, është jo kushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën dhe për këtë ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm edhe brenda vendeve të QUINT-it që  zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë qenë kushtetuese deri më tani. Përpjekja e shteteve të QUINT-it ka qenë që të gjendet një modalitet i cili tejkalon atë shkelje kushtetuese që ka ndodhur përpara. Tash jemi me datë 22 mars dhe 3 prilli është pas 11 ditësh, dhe Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta trajtojë një kërkesë që nuk ka ardhur nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh Bislimi. 

Ndërsa sa i përket raportit të zbatimin të MSA, Bislimi tha se harmonizimi për qeverisje është i rëndësishëm për implementimin e mirë të politikave.

“Plani i veprimit është në harmoni me programin qeverisës. Janë 108 reforma. Kuvendi ka miratuar dy projektligje. Shtylla e parë e qeverisjes janë të zbatuara 50 reforma. Tek shtylla e dytë i kemi të zbatuara 23 reforma. Te shtylla e tretë janë të zbatuara 6 reforma. Më së shumti reforma ka zbatuar Ministria e Punëve të Brendshme. Në kuvend kemi miratuar gjykatën komerciale. Të gjitha projektligjet nuk do të konsiderohen të përfunduara nëse nuk miratohen në Kuvend”, ka thënë Bislimi.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se plani legjislativ nuk është i përmbushur i tëri. Ajo ka thënë se rrugëtimi i Kosovës është i vështirë pa njohjen nga pesë shtetet, derisa shtoi se rrugëtimi ynë mund të vështirësohet.

“Raportin që e kemi marrë agjenda për reforma ka ngecje. Është projektligji për mbeturina, për ujërat që hynë tek vonesat. Plani i energjisë dhe klimës, për masat mbrojtëse. Po shihet që plani nuk është i përmbushur në përqindjen që është dashur ta ketë Kosova. Unë e dua Kosovën dhe mendoj që çdo rezultat nga era 2 i bënë mirë vendit. Dokumenti bazë marrëveshja e stabilizim asocimit. Këtë agjendë ta bëjmë për vendin. Se ka pasur përgënjeshtrim nga zotëri Berge sa i përket anëtarësimit në këshillin e Evropës ka pasur. Si opozitare brengosem kur dëmtohet Kosova në procese të tilla. Rrugëtimi ynë me shumë vështirësi me mosnjohje nga 5 shtetet nuk është në kohën më të mirë dhe rrugëtimi ynë mund të vështirësohet. Lidhur me anëtarësimin në BE është thënë që do të aplikojë këtë vit, cilat janë përpjekjet nga qeveria dhe çfarë jemi duke bërë në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ngecje ka pasur në vazhdimësi sa i përket dialogut, e tha edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

E deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka kërkuar që Ministritë ta respektojnë agjendën legjislative. Për këtë ajo  ka thënë se asnjë projektligj nuk do të kalojë nëse nuk është i harmonizuar me ato BE-së.

“Është e mirëseardhur bashkëpunimi Qeveri – Kuvend. Po keni ngecje në agjendën legjislative. Do ta keni përkrahjen tonë edhe si opozitë për agjendën legjislative. Kemi 79 masa që janë përfunduar. Shpresojmë te punohet në 179 nisma. Ne e mbikëqyrim punën e qeverisë. Do ta keni përkrahjen e opozitës edhe për marrëveshje ndërkombëtare. I kemi kaluar dy vjet gjendje pandemie por kemi punuar. Ka staf ministria e shëndetësisë që është dashur të punoj. Unë ju propozoj të kërkoni nga ministrat ta respektojnë agjendën legjislative. Asnjë projektligj nuk kalon nëse nuk është i harmonizuar me BE”, tha ajo.

Të ngjashme