Bislimi udhëton për në Pragë, do të zhvillojë takime me ministrin për Punë Evropiane të Çekisë

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në kryeqytetin çek, njofton zyra e Kryeministrit.

I dyti i qeverisë kosovare do të takohet me ministrin për Punë Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme