Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që synon shqiptarët.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzoi ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij, duke legalizuar kështu pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Ai [vendimi] cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”, ka shkruar Bislimi në “X”.
Postimi i plotë i tij:
1/2 Serbia's Constitutional Court decision on Safet Demiri legitimizes the systematic discriminatory practice of address passivation targeting Albanians. It violates fundamental human rights, proves why Albanians don't trust the system & are reluctant to start judicial processes.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) November 20, 2024