Bitcoin humb mbi 50 % të vlerës

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 19:43 | Nga

Kriptovaluta Bitcoin është tregtuar në vlerë nën 10,000 dollarë, për herë të parë që nga fillimi i muajit dhjetor.

Vlera e një bitcoin kishte rënë në 9 958 dollarë para se të bënte një ngritje të lehtë.

Megjithatë me vonë kjo kriptovalutë sërish kishte rënë në 9 200 dollarë.

Kjo përfaqëson një rënie për më shumë se 53%, që kur kishte shënuar vlerën prej 19 800 dollarësh pesë javë më parë.

Kriptovalutet tjera si Ethereum, Ripple dhe Bitcoin Cash gjithashtu kanë përjetuar rënie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme