Biznese që mund t’i filloni me pak para

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 00:19 | Nga Ekonomia Online

Ndoshta keni ëndërruar që të keni biznesin tuaj personal, por nuk keni pasur kapital të mjaftueshëm për këtë. Më poshtë mund të gjeni 12 lloj biznesesh të cilët mund t’i filloni me disa mijëra euro. Po mendoni ndoshta se nuk mund të bëheni milioner nëse e filloni kaq ngadalë, po asnjëherë nuk i dihet.

Këto biznese janë ide të vogla, por që kanë kosto të ulta ose nuk kanë kosto fare. Ju thjesht duhet të gjeni atë që njerëzit kërkojnë dhe ta ofroni atë. Më poshtë janë thjesht disa ide, për pjesën e liçensave, sigurimeve shoqërore apo çështjeve të tjera të sigurisë duhet të mendoni vetë.

Shpërndarje e ëmbëlsirave apo ushqimeve

Mund të gatuani vetë disa ëmbëlsira apo disa ushqime të lehta dhe t’i shpërndani ato. Shpesh njerëzit pëlqejnë që ushqimi t’ju vijë i gatshëm në shtëpinë e tyre.

Shërbimi i pastrimit

Të gjithë dimë të pastrojmë. Ju mund të zgjidhni disa ambjente ku mund pastroni për disa orë dhe të fitoni kështu disa para. Ndoshta në të ardhmen ky mund të jetë një biznes fitimprurës.

Shitjet on-line

Nëse ju keni aftësi për të krijuar gjëra të vogla artizanale apo mund të keni koleksionuar veshje, pajisje antike në shtëpinë tuaj, shfrytëzojeni këtë hobi që ju keni për të përfituar të ardhura. Mund të bëheni pjesë e faqeve on-line që mundësojnë shërbime mallrash.

Konsultime

Nëse ju jeni shumë i aftë dhe ekspert në një fushë të caktuar, shfrytëzojini njohuritë tuaja, pasi ka shumë njerëz që do të paguanin për të marrë këshillime për probleme të ndryshme.

Shkrimi CV-ve

Në ditët e sotme, ende ka individë që duan ndihma dhe këshilla për mënyrat e shkrimit të CV-ve. Mund t’i përdorni aftësitë tuaja për të shkruar CV që nga ato të nivelit të ulët e deri tek CV e zhvilluara.

Ofrimi i shërbimeve personale

Pastrimi i veshjeve, bërja e pazarit, kujdesi ndaj fëmijëve, përgjigja për çdo telefonatë janë disa shërbime që një person shumë i zënë me punë do të donte të paguante dikë tjetër për t’ i bërë. Nëse ju mund t’i realizoni këto aktivitete, mund të filloni kështu një punë, pa asnjë shpenzim fillestar.

Asistenca virtuale

Një asistent virtual ka si detyrë të kryejë çdo gjë që njerëzit mund ta bëjnë on-line në jetën e tyre: korrespodenca me email, realizimi i takimeve, pagesat e faturave, futja e të dhënave, përcaktimi i udhëtimeve dhe blerja e biletave, blerjet on-line etj. Nëse mund t’i realizoni këto, do të fitoni para duke punuar nga shtëpia juaj.

Dhënia e mësimit

Jeni të zguar? Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’i dhënë leksione fëmijëve të vegjël. Në këtë mënyrë, jo vetëm që fitoni para, por gjithashtu jepni edhe kontributin tuaj për një komunitet më të mirë, më të arsimuar.

Lyerja e shtëpive

Nëse dini të përdorni shumë mirë furçën e lyerjes, shfrytëzojeni këtë aftësi. Mund të filloni fillimisht me lyerjen e disa ambjenteve të vogla, pastaj nëse vlerësoheni për punën që bëni, mund të krijoni njohje dhe të zhvilloni biznesin tuaj.

Blerës personal

Ka disa njerëz që nuk pëlqejnë t’i bëjnë vetë blerjet e tyre, thjesht e urrejnë si aktivitet apo e quajnë humbje kohe. Nëse ju keni shije shumë të mira në përzgjedhjen e produkteve, bëjeni këtë punë edhe për persona të tjerë. Mund të zgjidhni veshje për dikë tjetër, duke u shndërruar kështu në një këshillues për imazhin e dikujt.

Stilist personal

Sigurisht që duheni të keni aftësitë e duhura për të ofruar një shërbim të tillë, por nëse ju mendoni se i keni këto aftësi, do të jetë fillimi i një biznesi shumë të mirë.

Shkrimi i lirë

Në ditët e sotme shkrimet on-line janë përhapur shumë. Ju mjafton një tastjerë, disa ide të mira dhe aftësi gramatikore për të realizuar shkrime të lira për tema të ndryshme. Nëse përmbajtja dhe paraqitja e shkrimeve tuaja do të pëlqehet, dikush mund të paguajë për këto shkrime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme