Bizneset në Rahovec të interesuar për aplikimi në skemën e grandeve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 15:28 | Nga

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, organizuar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, në mbështetje të plot nga Komuna e Rahovecit, sot është organizuar takim me biznese për informimin e tyre për mënyrën aplikimit në skemën e grandeve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”.

Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit ka thënë prezenca juaj dëshmon interesimin për të përfituar nga skema e granteve për zhvillimin e bizneseve tuaja përmes Agjencionit për Zhvillim Rajonal nga grantet e Ministrisë për Zhvillim Rajonal. Komuna e Rahovecit ka aplikuar për grante të investimeve kapitale në fushën e ekonomisë dhe të turizmit, dhe besoj fuqishëm që do të jemi përfitues. Latifi tha në vazhdim se Ministria për Zhvillim Rajonal ka një buxhet prej 3.5 milion euro, nga 2 milion euro janë investime kapitale, ndërkaq 1.4 milion euro për përkrahjen e bizneseve.

Kryetari Latifi i ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve se, pas këtij takimi do të nënshkruaj vendimin për themelimin e tryezës për këshillime me bizneset e Komunës së Rahovecit.

Ndërsa, Musa Cena, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, është shprehur se ardhja masovike e juaj paraqet interesimin për grante të Ministrisë për Zhvillim Rajonal, dhe qeveria e Republikës së Kosovës në fokus e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe synimet janë për të arrihet niveli evropian i zhvillimit ekonomik rajonal.

Në lidhje me procedurat të cilat duhet të ndiqen nga bizneset, për të aplikuar në këto grande ka folur Shkumbin Arifi, nga AZHR-Jug i cili ka thënë se synimi i thirrjes për propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balansuar përmes zhvillimit të ndërmarrësisë në pesë rajonet ekonomike të Kosovës, synimet specifike të kësaj thirrje janë: zvogëlimi i papunësisë përmes krijimi ttë vendeve të reja të punës me theks të veçantë të rinjtë, përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje dhe përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve. Ai thagjithashtu ka thënë grandet janë ndarë në loto: loto1 shumat 2,000€-5000€(mund të aplikojnë persona fizik, biznese të Reja),
loto 2 shuma 5,000€ – 10,000€ (mund të aplikojnë bizneset qe afarojn deri në 2 vite) kurse loto 3 shuma10,000€-20,000€ (bizneset me të vjetra se 2 vite), për të gjitha lotet përqindja e e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%.

Në këtë vegëz: https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime, mund të gjeni udhëzuesin e publikuar nga MZHR-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme