Bizneset në Suharekë obligohen të fshijnë hapësirën publike para lokaleve çdo ditë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës ka nxjerr një urdhëresë përmes të cilës i ka obliguar bizneset në këtë qytet që t’i fshijnë hapësira publike para lokaleve ku operojnë.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe formën e urdhëresës.

“Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapësirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbajë (pastrojë) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit. Për mosrespektim të kësaj urdhërese do të ndëshkohet nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton. Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese”, ka shkruar Muharremaj.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme