Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) përkatësisht Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është ndihmuar me 1000 batanije donacion nga biznesmeni Skender Pagarusha nga Malisheva, i cili jeton dhe vepron në Slloveni dhe Dubai.
Me rastin e dorëzimit të këtij donacioni, Pagarusha, theksoi se ka parë shumë të nevojshme të ndihmojë klinikat e QKUK-së dhe disa spitale të përgjithshme, meqë në sezonin e dimrit nevojat për batanije janë të mëdha. Përveç QKUK-së, ai ka ndihmuar me 300 batanije Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, 100 në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj dhe po ashtu, 100 në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
Në shenjë të falënderimi për këtë donacionin, biznesmeni Pagarusha, u nderua me një letër falënderuese nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, i cli e vlerësoi ndihmesën e dhënë nga ana e tij.