Blerim Burjani: Nëse vonesa ka qenë te posta, votat e diasporës mund të numërohen

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, për votat e ardhura nga diaspora tha se është në rregull të numërohen nëse problemi ka qenë te vonesa e postës.

“Nëse janë nisur me kohë dhe nëse nuk janë ardhur, posta ka dështuar që të mbërrijë në kohë është çështje tjetër, ajo që është e rëndësishme është se qytetari ka votuar drejt dhe e ka respektuar afatin”.

“Kjo duhet konstatuar dhe nëse është konstatuar se vonesa është te posta dhe jo diku tjetër mund të numërohen. Por është dashur të shkojë në mënyrë të rregullt sepse kjo ndikon në besueshmërinë e KQZ-së”.

“Përpara s’ka pasë këso probleme sepse diaspora ka votuar shumë pak. Rreth 2200 vota vinin më parë, por kësaj here ka pasë një marketing dhe propagandim nga partitë e mëdha që i kanë obliguar që të bëjnë lobizim total. Ka pasë ide dhe dyshime se ka pasë manipulime me to”.

“Por këtë KQZ nuk mund të konstatojë në asnjë variant nëse është një votë e manipuluar apo nëse një grup qytetarësh janë manipuluar.

Për votat e ardhura nga Serbia, Burjani në Info Magazine tha se ky proces nuk kontrollohet nga KQZ-ja.

“Pjesa e sigurisë së shtetit është dashur të deklarohet se a ka helmim apo jo. Nuk ka rezultat nëse ato zarfe kanë qenë të helmuara. Këto vota nuk kontrollohen nga KQZ-ja. Zakonisht KQZ e çojnë ekipen për të shikuar procesin se si bëhet votimi dhe më pas është dashur që të bëhet një raport se a ka qenë procesi i rregullt apo jo”.

Të ngjashme