Blerim Xhemaili bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Blerim Xhemaili është larguar nga Bologna, për t’iu bashkuar skuadrës së Shenzhen në Superligën e Kinës.

Mesfushori me prejardhje shqiptare ka vendosur të largohet nga futbolli evropian, për të vazhduar karrierën në Kinë, përcjell lajmi.net.

Bologna përmes një komunikate të lëshuar ka bërë të ditur se Shenzhen ka blerë të drejtat e Xhemailit.

Klubi nga Serie A po ashtu falënderon Xhemailin për kontributin e dhënë, ku në 92 paraqitje ka shënuar 13 gola.

Xhemaili gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e disa skuadrave, përfshirë edhe Napolin, Torinon, Parman, Galatasaray, Genoa dhe Montreal Impact.

Të ngjashme