Blic: Xhandarmëria serbe në gatishmëri

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 19:43 | Nga

Pas tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mediat serbe raportojnë për vënien në gatishmëri të xhandarmërisë serbe.

“Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë në gatishmëri të plotë, pasi disa qindra serbë u mblodhën rreth murit në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, shkruan gazeta “Blic”.

Sipas kësaj gazete, xhandarmëria është vendosur në Zonën Tokësore të Sigurisë (ZTS), që është baza më e fortë në Bujanoc.

“Të gjitha forcat që mbulojnë ZTS-në janë në gatishmëri të plotë – jozyrtarisht mësohet në MPB-në e Serbisë”, shkruan “Blic”.

Më herët u raportuar se disa dhjetëra serbë janë mbledhur te ura e Ibrit, me arsyetimin se Policia e Kosovës po bëhet gati ta rrënojë murin në veri.

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj “një numri shkrimesh në mediat serbe” që kanë publikuar njoftimet për, siç thuhet, “shtimin e pranisë dhe të aktiviteteve të Policisë në lokacione të caktuara” që ka shkaktuar “mbledhjen e rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë”.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hahsim Thaçi, nëpërmes një deklarate për medie, ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin “me fushatën propagandistike në stilin e vjetër të Serbisë, e cila vazhdon të ndjell frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme