Blinken: ShBA nuk inkurajon sulmet e Ukrainës në territorin rus

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se se ShBA-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën kundër Rusisë.

Mirëpo, ai është shprehur se ShBA-ja nuk i inkurajon sulmet në territorin rus, shkruan CNN.

“Ne nuk kemi inkurajuar apo mundësuar sulme jashtë Ukrainës, por në fund të fundit Ukraina duhet të marrë vendime për mënyrën se si do ta zhvillojë këtë luftë, një luftë që po e bën në mbrojtje të lirisë së saj, të sovranitetit të saj, të integritetit të saj territorial”.

“Ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me pajisjet që i nevojiten për të pasur sukses”, ka thënë tutje Blinken.

Të ngjashme