Bllokohen konkurset për përkrahje të shkencës në MAShT

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 08:06 | Nga

Ka shtatë muaj që asistenti në Fakultetin e Mjekësisë, Driton Vela ka aplikuar në konkursin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) “për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktorë ndikimi për vitin 2018”. Por ndonëse punimi i tij ka kaluar në këshillin shkencor në MAShT, atij nuk i janë ndarë mjete financiare për këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëzimi administrativ për publikimet dhe botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi përcakton se Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë mbulon deri në 80 për qind të shpenzimeve të publikimeve.

Vela i ka thënë gazetës se në Departamentin e Shkencës në MAShT e kanë njoftuar se sekretari i MAShT-it, Ekrem Kastrati, e ka bllokuar konkursin me arsyetimin se këshilli shkencor që i vlerëson fituesit nuk është i ligjshëm, pasi në vend se të ketë 7 anëtarë, i ka 8.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme