Shkenca tregon çfarë duhet të bëjnë meshkujt, për të kryer më shpesh marrëdhënie intime

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Nëse i përkisni atyre meshkujve që kanë vështirësi në qasje ndaj femrave, fajtor mund të cilësohet personaliteti juaj, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit nga Universiteti i Teknologjisë Queensland kanë zbuluar se meshkujt me tipare të caktuara të personalitetit kryejnë marrëdhënie seksuale më shpesh, transmeton lajmi.

Në veçanti, ata gjetën se meshkujt që janë të ekstravert, emocionalisht të qëndrueshëm dhe të pëlqyeshëm kryejnë marrëdhënie seksuale më shpesh.

Rezultatet zbuluan se personaliteti kishte një efekt të madh në shpeshtësinë e seksit tek meshkujt.

“Ne gjetëm dallimet kyçe të personalitetit mes gjinive në frekuencën seksuale dhe suksesin”, tha Dr. Stephen Whyte, i cili udhëhoqi studimin.

“Krahasuar me femrat, meshkujt raportojnë një numër më të madh faktorësh personaliteti që ndikojnë në rezultate të tilla”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme