Bllokohet qarkullimi në pikën kufitare të Morinës

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 09:18 | Nga

Për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë, e cila do të zhvillohet sot, nga ora 07:00 deri në orën 15:00 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë.

Kështu ka bërë të ditur komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë, që nesër me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00″.

“Ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i pa penguar pjesëmarrësve në këtë maratonë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pas këtij orari qarkullimi do të jetë i hapur për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme