Në kufirin Morinë policia gjen gjashtë kilogramë drogë të fshehur nën gurë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë.

Siç njoftohet, lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.

Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim:

Njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 6 kg e 268 gram.

Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme