Bllokohet Rruga e Kombit, protestuesit djegin sportelet

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 13:07 | Nga

E nisur si e qetë dhe me synim rrëzimin e vendimit për taksë qarkullimi në Rrugën e Kombit, protesta e kuksianëve është shndërruar në dhunë, derisa policia dhe protestuesit akuzojnë njëri-tjetrin për provokim të situatës

Kalimi nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas është bërë i pamundur nëpërmjet Kalimashit, pasi protestuesit kanë djegur sportelet e pagesës së taksës të qarkullimit.

Pasi janë përleshur me policinë, duke gjuajtur gurë dhe gjësende të forta në drejtim të njëri-tjetrit, protestuesit u kanë vënë flakën ambienteve ku kryhet pagesa, njofton Klan Kosova.

Ata kanë kërkuar që kjo tarifë të hiqet, pasi është barrë e rëndë për xhepat e tyre, ndërsa kanë akuzuar policinë shqiptare për provokim të situatës dhe nxitje të dhunës, që si pasojë ka kolonat e gjata.

Të ngjashme