Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqet dheu nga të reshurat e shiut

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Gjilan. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme