BNE e nis me fitore në turneun më të madh në CS:GO

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, e ka nisur me fitore në turneun më të madh “IEM Rio Major”.

Ky turne është duke u mbajtur në Rio de Janeiro të Brazilit, shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë të hënë, BNE-ja mposhti ekipin brazilian, 00Nation, me rezultat bindës 16:3.

Ndeshja u zhvillua në hartën “Vertigo”.

Kujtojmë se fituesi i “Majorit” shpërblehet me 500 mijë dollarë. 

Të ngjashme