BNE pëson humbje dhe eliminohet nga turneu më i madh në CS:GO

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Bad News Eagles është eliminuar nga turneu më i madh në CS:GO, “Major”, i Rio de Janieros.

Rrugëtimi i ekipit nga Kosova përfundoi në fazën “Legends” – shkruan Gazeta Express.

Bad News Eagles pësoi humbje sot nga ekipi ukrainas, NAVI, me rezultatin 2:0 në harta.

Kësisoj, BNE-ja e mbylli këtë aventurë me bilanc prej tri humbjeve dhe një fitoreje.

Djelmoshat tanë fitore regjistruan të dielën mbrëma, madje fitore sensacionale kundër ekipit numër një në renditjen botërore, FaZe Clan. 

Të ngjashme