Mbrojtësi Jerome Boateng dëshiron që të nisë bisedimet me krerët e Bayern Munichut për të rregulluar marrëdhëniet pas dështimit për t’u larguar në verë.
Qendërmbrojtësi ishte i lidhur me një largim nga gjiganti gjerman, ndërsa kërkohej nga Manchester Unitedi dhe PSG-ja, megjithatë në fund kishte vendosur që të qëndronte, transmeton Koha.net.
Tani ai shpreson se do ta vazhdojë me Bayernin.
“Mendoj se duhet të nisim bisedimet në të ardhmen e afërt, kjo është ajo çka kemi thënë se do të bëjmë. Është e rëndësishme për mua që të sqaroj sërish se jam plotësisht i fokusuar te Bayerni”, ka deklaruar Boateng për Sueddeutsche Zeitung.