Pasi i ka skaduar kontrata me Las Palmas, Boateng nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.
Por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë, pasi ganezi do të rikthehet në Bundesliga.
Është skuadra Eintracht Frankfurt që i ka ofruar kontratë dy vjeçare lojtarit dhe ky i fundit e ka pranuar atë.
Mediat gjermane kanë raportuar se kanë mbetur edhe disa detaje deri tek zyrtarizimi i këtij transferimi.
Ish-anëtari i Milanit do të rikthehet përsëri në kampionatin gjerman ku do ta ketë rival vëllanë e tij Jerome Boateng që është pjesë e Bayernit.
Prince edhe më parë ka luajtur në Bundesliga për skuadrat Hertha Berlin, Borussia Dortmund dhe Schalke 04.